Izraeli do t’u refuzojë vizat zyrtarëve të OKB-së: Koha për t’iu dhënë një mësim

Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, ka thënë se vendi i tij do të refuzojë vizat për zyrtarët e OKB-së pasi sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres u shpreh se sulmi i Hamasit ndaj Izraelit nuk ndodhi në vakum.

“Për shkak të deklaratave të tij, ne do të refuzojmë t’u japim viza përfaqësuesve të OKB-së”, ka thënë Erdan.

Ai shtoi se tashmë i kishin refuzuar vizën nënsekretarit të Përgjithshëm për Çështjet Humanitare, Martin Griffiths.

“Ka ardhur koha t’u japim një mësim”, ka thënë Erdan.

Guterres pati thënë dje se populli palestinez ka qenë nën okupim për 56 vjet.

“Ata kanë parë tokën e tyre të gllabëruar vazhdimisht nga kolonët dhe të pushtuar nga dhuna, ekonominë e mbytur, njerëzit e zhvendosur dhe shtëpitë e tyre të shkatërruara. Shpresat e tyre për një zgjidhje politike të problemeve po zhduken”, ka thënë Guterres.

Guterres shtoi se pretendimet e popullit palestinez nuk mund të justifikojnë sulmet e tmerrshme të Hamasit. “Dhe ato sulme të tmerrshme nuk mund të justifikojnë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme