Kasami: MASH-i dhe Llalla të mos bëjnë politikë ditore, të zgjidhin problemin

Kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka akuzuar sot ministrin e Arsimit dhe drejtoreshën e gjimnazit të Tetovës se në vend që të gjejnë zgjidhje për mungesën e energjisë elektrike, ngrohjen dhe transportin, po merren më politikë ditorë në kurriz të nxënësve. Kasami kërkoi nga Ministria e Arsimit të ndërpresë shpifjet se faji qëndron te komuna, pasi tre muaj më parë, kompetencat për gjimnazin e Tetovës iu morën komunës. Kasami paralajmëroi padi ndaj Ministrisë për dëmin që iu shkaktohet nxënësve.

“BDI bashkë me ministrin e saj të arsimit dhe drejtoreshën e famshme të gjimnazit, nuk kujdesen fare për mbarëvajtje të procesit mësimor, por merren me politikë ditore dhe me shpifje ndaj komunës, por si duket kjo nuk po u ec mbarë dhe shumë shpejtë e demantojnë njëri tjetrin. Komuna e Tetovës këtë periudhë nuk ka lëshuar mjete financiare për gjimnazin, por dihet mirëfilli se përse. Sepse gjimnazi udhëhiqet nga një drejtoreshë ndaj të cilës është ngritur padi penale për keqpërdorime të mjeteve financiare, kjo është evidentuar nga revizioni i brendshëm, i cili konstatoi shkelje të rënda në shfrytëzimin e mjeteve financiare”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme