Tërhiqet nisma për rikthimin në fuqi të abolimeve nga viti 2015

Gjykata Supreme ka njoftuar se nisma për rikthimin në fuqi të abolimeve të vitit 2015 të sjella nga ish presidenti Gjorge Ivanov është tërhequr nga vetë propozuesi. Informacionin e ka konfirmuar edhe avokati në cilësinë e propozuesit Mile Naumovski.

Nisma e tij synonte që përmes qëndrimit parimorë Gjykata Supreme me vendim që nënkupton fuqinë e ligjit të rikthen abolimet e Ivanov nga viti 2015 kur të gjithë të akuzuarit nga ish PSP ishin aboluar, vendim ky që kishte ndikuar në pezullimin e të gjitha akuzave, hetimeve dhe para hetimeve të ish PSP-së.

Dy ditë më parë në takim me gjykatësit suprem ishte ambasadorja amerikane Angela Aggeler.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme