Izraeli “ka nisur një luftë tokësore” në Rripin e Gazës dhe rezultati do të jetë një “katastrofë humanitare me përmasa epike”, tha Ministri i Jashtëm jordanez Ayman Safadi, raporton The times of Israel.
Megjithatë, Izraeli nuk ka bërë një deklaratë të tillë. IDF tha se po shtonte sulmet e saj ajrore dhe se aktiviteti i forcave tokësore do të zgjerohej brenda natës.
“Miliona do të shikojnë çdo votim. Historia do të gjykojë”, thotë Safadi.