Ndërsa ne kemi parë ato skena të tmerrshme që dalin nga Gaza në orët e fundit, mijëra njerëz janë mbledhur në të gjithë Turqinë në protesta sporadike – më e madhja [është] … përpara konsullatës izraelite këtu në qytetin e Stambollit.
Njerëzit kanë ardhur orët e fundit teksa po dëgjojnë lajmet. Ata po dalin në rrugë për të treguar solidaritetin e tyre, për të treguar zemërimin e tyre, për të shfryrë [mbi] atë që ata e quajnë zhgënjimin e tyre për mosveprimin jo vetëm të vendit të tyre, por të gjithë botës myslimane.
Dhe këto protesta kanë vazhduar gjatë të premtes.
Këta protestues që qëndrojnë jashtë konsullatës izraelite [po] brohorasin parulla në favor të palestinezëve, në favor të Gazës, kundër Izraelit, dhe gjithashtu i kërkojnë qeverisë së tyre të bëjë më shumë. Këtu ka pasur fjalime të zjarrta nga drejtues të ndryshëm.
Këtu në Stamboll ka kaluar mesnata dhe numri i njerëzve dhe brohoritjet që kemi dëgjuar këtu vazhdojnë të rriten, raporton Al Jazeera, përcjell Dukagjini.