Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në Shkup ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në komunikacion, me ç ‘rast ka shqiptuar 261 gjoba, prej të cilave 88 për tejkalim të shpejtësisë.
“21 gjoba kanë qenë për vozitje pa leje, 12 për vozitje nën ndikim të alkoolit, 7 për përdorim të celularit gjatë vozitjes, 26 për mos përdorimin e rripit të sigurimit dhe pesë gjoba për parregullsi teknike dhe automjete të paregjistruara. Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe ditët e ardhshme. Apelojmë te qytetarët të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.