“Kur kompania greke të mbarojë së përdoruri Hidrocenteralin Çebren, centrali do jetë rrënojë”

Gazetar: Miki Trajkovski

Ndërtimi i sistemit hidroenergjetik të Çebrenit nga një kompani greke është gabimi më i madh deri më tani në energjinë vendase, kritikuan pjesëmarrësit në një debat në Manastir, ku ekspertët paraqitën pikëpamjet e tyre mbi këtë projekt energjetik. Ndryshe, kompania greke PPC – Arhirodon ka marrë koncesionin për përdorimin e ujit të lumit Crna Reka për prodhimin e energjisë elektrike. Parashikohet që hidrocentrali t’i dorëzohet shtetit 60 vjet pas ndërtimit.

“Jetëgjatësia e hidrocentraleve është 40-50 vjet. Çfarë na duhet ajo që do na e kthejnë, kur ajo të jetë një rrënojë? Fëmijët tanë, tërë jetën e tyre nuk do mund ta përdorin atë energji. Kur ai hidrocentral të na kthehet, do jetë një rrënojë krejtësisht e padobishme”, tha Zoran Mitreski – ekspert i energjetikës.

“Po përballemi me një sulm të drejtpërdrejtë ndaj burimeve natyrore të Maqedonisë, mbi të gjitha ndaj ujit”, deklaroi Oliver Dimov-inxhinier-metalurg.

Sipas marrëveshjes, energjia elektrike që do të prodhohet atje, shteti do e blejë në bursë.

“Në atë situatë, ne kemi ujërat tona, lumin tonë, digën tonë, sistemin tonë ujor, por çmimi i energjisë e të cilin do e blinim ne prej tyre so jetë me çmim të bursës”, theksoi Zoran Mitreski – ekspert energjetik.

Profesori nga Fakulteti Teknik në Manastir, Dejan Trajkovski, vlerësoi se nëse vetë shteti do të ndërtonte Çebrenin me 150 milion euro dhe 450 milion kredi, atëherë investimi do të shlyhej në vetëm 19 vjet nga fillimi i prodhimit.

“Projekti i propozuar, megjithëse nuk duhet të jetë humbës, megjithatë do ishte kënaqje vetëm me thërrimet. Është thjesht e pabesueshme këmbëngulja me të cilën ata e shtyjnë këtë projekt”, nënvizoi Dejan Trajkovski, Profesor në Fakultetin Teknik, Manastir.

Ndërtimi është planifikuar të përfundojë për shtatë vjet dhe vlera e kontratës është 1 miliard euro. Në 20 vitet e fundit janë shpallur 13 tenderë për hidrocentralin Çebren, asnjë prej të cilëve, deri më tani, nuk ka qenë i suksesshëm. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme