Milioneri më i ri në Maqedoninë e Veriut ka vetëm nëntë vite. Ai në llogarinë e tij ka një milionë denarë (16.230 euro) të fituara nga qiraja, ndërsa milioneri më i moshuar është 97 vjeçar, i cili vitin e kaluar ka pasur të ardhura 1.2 milionë denarë (19.477 euro).
Këto të dhëna sot i prezantoi drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) Sanja Llukarevska në konferencën me temë “Deklarata vjetore tatimore – Të ardhurat më të larta në vitin 2022”.
Sa i përket personit më të ri që është milioner në vend, Llukarevska deklaroi se kjo bazohet në një lloj trashëgimie dhe prej aty i merr të ardhurat.