Mjeku Omar Abdel-Manan tha për për Sky News se Spitali më i madh i Gazës ka karburant për gjeneratorët për disa orë të tjera. Ai shtoi se është në kontakt me ekspertë mjekësorë në spitalin al Shifa dhe se situata është katastrofale. Shqetësimi më i madh që pata ishte mesazhi i fundit që mora nga një koleg, i cili thotë se gjeneratorët e tyre mund të punojnë edhe për disa orë të tjera,.
Duke shpjeguar se çfarë do të thotë kjo, ai tha se dritat do të fiken, ventilatorët do të ndalojnë së punuari, foshnjat e lindura para kohe do të vdesin dhe ata që janë në dializë çdo ditë do të vdesin”.
Ai tha se kishte parë fotografi të fëmijëve me gjymtyrë të copëtuara, trupa të gjymtuar dhe djegie në fytyrat e tyre dhe shtoi se nuk ka asnjë ilaç për këta fëmijë. Ata janë pothuajse më mirë të vdekur, ky është realiteti. Janë në dhimbje të tmerrshme, në agoni , theksoi ai.