Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi pranon se ka pasur presione për të vepruar mbi nisëm e cila do të kthente në fuqi abolimin e ish presidentit Gjorgje Ivanov nga viti 2016. Ademi në një intervistë për SDK.MK ka deklaruar se gjykatësit e Supremes nuk janë dhe nuk do të bëhen vasal të pushtetit dhe se vendimet do të bazohen në ligj dhe Kushtetutë. “Ka situata dhe tentime për ndikim të drejtpërdrejt të politikës dhe pushteteve tjera me qëllim realizimin e agjendave të cilat nuk janë në përputhje me sundimin e ligjit dhe kompetencat e organeve gjyqësore”, ka deklaruar kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi. Lidhur me vizitën e ambasadores amerikane, Angela Price Aggeler, Ademi ka shtuar se mbështetja dhe inkurajimi i SHBA-ve ishte që gjykata më e lartë në vend të mos dalë nga kompetencat kushtetuese dhe ligjore pavarësisht presioneve që mund të vijnë nga jashtë. /Alsat.mk