Sveçla për Deharin: Drejtësia dhe llogaridhënia për vrasjen e tij janë të pashmangshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka kujtuar Astrit Deharin në shtatëvjetorin e vdekjes.

Sipas tij, “drejtësia dhe llogaridhënia për vrasjen e tij janë të pashmangshme”.

“Astriti, ky aktivist i shquar i dijes dhe i punës, na mungon çdo ditë e më shumë ndërsa idealet e tij janë dhe do të jenë gjithmonë udhërrëfyesi në angazhimet tona të përditshme”, shkroi ai në Facebook, njofton Klankosova.tv.

“Mungesa e tij në mesin tonë është e madhe, teksa zvarritja e zbardhjes së vrasjes së tij rëndon dhimbjen tonë të përbashkët”, shtoi ai.

Dehari ka vdekur në burgun e Prizrenit, në rrethana ende të paqarta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme