Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (05.11.2023) në Veles, zyrtarë policorë nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm të lëndëve narkotike dhe armëve në kuadër të SPB Veles, kanë ndaluar 75 vjeçarin L.A. nga fshati Oreshë, Veles.
“Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Veles, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie “TOZ-63” e kalibrit 16mm. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.