Ministria e Transportit: Deri më 31 dhjetor, vendim për kontratën me Sinohydro

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve njoftoi se është punësuar ekspert për kontratat Fidik, i cili duhet të bëjë analizë të kontratës  dhe të ofrojë zgjidhje për të gjitha hapat e ardhshëm të Qeverisë për realizimin e projektit për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër.

Kjo është e nevojshme sepse afati për realizimin e këtij projekti infrastrukturor përfundon më 31 dhjetor të këtij viti dhe deri atëherë duhet të merret vendim për realizimin e mëtejmë të këtij projekti.

Ministria e Transportit shton se në trase janë shfaqur njëmbëdhjetë rrëshqitje të reja dhe për këtë do të angazhohen ekspertë ndërkombëtarë të cilët do të japin propozim për zgjidhje projektuese dhe mendim për projektin e përgjithshëm.

LEXO EDHE:

Marrëveshja me kompaninë kineze skadon më 31 dhjetor – Autostrada Kërçovë-Ohër do të mbetet në gjysmë?

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme