Kryetarja e Supremes ia le “seen” kryetarit të Këshillit Gjyqësor, nuk i shkon në takim

Gazetar: Adrian Kerimi

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi nuk e përfilli kreun e Këshillit Gjyqësor i cili sot e kishte ftuar në takim pune për të diskutuar mbi presionet politike që Ademi i përmendi në intervistën e fundit. Ademi thirrjes iu përgjigj me shkrim, ku potencoi disa gjëra të cilat sipas saj do ta ndryshojnë pikëpamjen e Këshillit Gjyqësor. Ademi i bëri thirrje këshillit që si fillim të flas për presionet e dy ish kryetareve, Vesna Dameva dhe Pavlina Cërvenkovska.

“Jam e bindur se gjatë kësaj jave dhe në periudhën që pason, pas Raportit të Komisionit Evropian dhe Komisionit Vlerësues për punën e Këshillit Gjyqësor do të hapen çështje përmbajtjesorë për problemet nëpër gjykata. Konstatimet nga raportet dhe çështja e presioneve politike do të bëhen shpejtë bazë për ndryshimin e mendimit dhe hapjen e diskutimeve në kuadër të mbledhjeve të punës dhe takimeve në këtë drejtim”, tha Besa Ademi, Kryetare e Këshillit Gjyqësor.
Kreu i Këshillit Gjyqësor i gjendur para aktit të kryer, thirri mediat për t’i kujtuar se organi me të cilin udhëheq ai është i gatshëm t’i mbron gjykatësit nga presionet politike.

“Kur them se do të vazhdojmë, pretendoj në atë se jemi në gatishmëri për të hapur diskutimet e duhura dhe të dalim në mbështetje të gjykatësve. Në mbrojtjen ekskluzive të gjykatësve. Këtë e them në emër të gjithë Këshillit”, u shpreh Sashko Georgiev, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Georgiev nuk tregoi nëse në opsion mbetet formimi i grupit të punës për kontroll në Gjykatën Supreme, por kolegu i tij nuk mohoi bisedat me çdo gjykatës veç e veç për të dëshmuar nëse presionet politike janë të adresuara ndaj Ademit apo ndaj gjithë gjykatësve suprem.

“Neve sot biseduam dhe morëm qëndrim që këtë çështje ta çojmë deri në fund. A bëhet fjalë për qëndrime personale apo bëhet fjalë për mendime dhe qëndrime të anëtarëve të Supremes. A do të shkojmë neve në Supreme apo do të ftohen kolegët këtu, këtë do ta vendosim së shpejti”, theksoi Ivica Nikollovski, Anëtar i Këshillit Gjyqësor.

Veprimet e Këshillit ndaj presioneve politike të Ademit erdhën vetëm pasi kjo e fundit të njëjtat i denoncoi publikisht. Ademi la të kuptohet se presionet politike kryesisht kanë qenë të koncentruar për të pranuar rikthimin e abolimit të ish presidentit Gjorge Ivanov, vendim ky që do të çonte në amnisti të plotë ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe gjithë funksionarët e tjerë të aboluar aso kohe. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme