Hamas: Ne nuk vramë civilë në Izrael

Musa Abu Marzouk, një udhëheqës i lartë i Hamasit, refuzoi të pranonte se grupi i tij kishte vrarë civilë në Izrael, duke këmbëngulur se në shënjestër ishin vetëm rekrutët.

Musa Abu Marzouk tha për BBC se “gratë, fëmijët dhe civilët janë të përjashtuar” nga sulmet e Hamasit. Pretendimet e tij janë në kontrast të plotë me provat që tregojnë se burrat e Hamasit qëllojnë të rritur dhe fëmijë të paarmatosur.

Izraeli tha se më shumë se 1,400 njerëz u vranë nga Hamasi në sulmet e 7 tetorit, shumica prej tyre civilë. Kur u pyet për pengjet që mbahen brenda Gazës, ai u përgjigj se ata nuk mund të lirohen ndërsa Izraeli po bombardon enklavën.

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se 10,000 njerëz janë vrarë që kur Izraeli filloi operacionet muajin e kaluar. Rezervistët, tha ai, ishin “në shënjestër”. Ai pretendoi se u vranë vetëm “rekrutët ose ushtarë”. Megjithatë, gratë, fëmijët dhe civilët ishin “përjashtuar” , tha ai.

BBC sfidoi liderin e lartë të Hamasit për videot e kapura nga kamerat në helmetat e luftëtarëve të Hamasit, të cilat tregojnë civilë të paarmatosur që qëllohen në makinat dhe shtëpitë e tyre. Ai nuk iu përgjigj pyetjes.

Kur u pyet nëse krahu politik i Hamasit dinte për përgatitjet për sulmin, nënkryetari tha se krahu i armatosur “nuk ka nevojë të konsultohet me udhëheqjen politike.

Marzouk është cilësuar gjithashtu si një terrorist global i caktuar posaçërisht nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së dhe akuzohet, ndër të tjera, për koordinimin dhe financimin e aktiviteteve të Hamasit. Intervista e tij erdhi pasi Izraeli kishte refuzuar kërkesat e SHBA-së për një “pauzë humanitare” në Gaza për të lejuar ndihmën dhe për të ndihmuar në lirimin e disa prej 240 pengjeve të marra nga Hamasi më 7 tetor.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të premten se të gjithë pengjet duhet të lirohen përpara se të arrihet ndonjë armëpushim i përkohshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme