Agjencia për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar njofton se kanë shitur katër patundshmëri, të konfiskuara të ish-drejtorit të policisë sekrete, Sasho Mijallkov.
“Bëhet fjalë për tre banesa që gjenden në rrugën ‘Sllavejko Arsov’ dhe një garazh në Qendër, të konfiskuara me aktgjykim të plotfuqishëm nga Gjykata Penale e Shkupit. Me shitjen e këtyre katër patundshmërive në buxhetin e shtetit janë paguar mjete prej 20.316.663 denarë ose 330.350 euro”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.