Raporti i KE-së – Pushteti dhe opozita vijojnë të fajësojnë njëri-tjetrin

Gazetare: Ajnur Bafqari

Raportin e Komisionit Evropian, VMRO-DPMNE e cilëson si historikisht më të keqin, ndërsa deklaratat e përfaqësuesve të pushtetit që për këtë fajësojnë opozitën, i cilësojnë si joserioze, shkruan Alsat.

Koordinatori i grupit parlamentar të kësaj partie Nikolla Micevski thotë se VMRO-DPMNE në asnjë moment nuk ka bllokuar ligje që ishin në favor të qytetarëve, por se bllokimi aktiv ishte reagim ndaj shumicës parlamentare që të pengojnë miratimin e ligjeve siç tha ai, kriminale, të cilat ishin pazar mes partive në koalicionin qeverisës.

“Maqedonia e mori raportin më të keq në histori nga Komisioni Evropian. Në pjesën e çështjes për bllokimin aktiv, jam i kënaqur që është theksuar ajo pasi ne si grup parlamentar me të ashtuquajturin bllokim aktiv që e kemi zbatuar në kuvend, në asnjë moment nuk i kemi penguar proceset e rëndësishme që ishin në favor të qytetarëve dhe kjo është theksuar në vetë raportin  e KE-së. Bllokomi aktiv ishte një lloj reagimi nga ana e grupit parlamentar ndaj qeverisë dhe shumicës parlamentare dhe kishte për qëllim pengimin e miratimit të ligjeve kriminale që ishin pazar mes koalicioneve të partive në pushtet” , tha Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

Nga Koalicioni Lidhja Evropiane për Ndryshim, thonë se vërejtjet e theksuara në raport janë lajm I trishtë për qytetarët, por nuk përbëjnë lajm të ri. Ata përsërisin se Qeveria nuk e ka në fokus parësor integrimin në BE, por bizneset me lojrat e fatit.

“Natyrisht ky është një lajm i trishtë për qytetarët e vendit tonë, edhe pse për ne nuk përbën lajm të ri. Koalicioni Lidhja Evropiane për Ndryshim, tashmë një kohë të gjatë ka alarmuar se kjo qeveri nuk e ka në fokus parësor integrimin në BE, por është e zënë me bizneset e lojrave të fatit dhe rritjen e shkallës së korrupsionit”, u shpreh Safije Salihi Shaini, Koalicioni Lidhja Evropiane për Ndryshim.

Por nga LSDM insistojnë se bllokues të rrugës evropiane dhe reformave në vend është opozita. Edhe për vërejtjet për keqpërdorim të yllit evropian fajësojnë opozitën. Mile Talevski i LSDM-së thotë se për shkak të obstrukcioneve duhej të gjendej zgjidhje të kalonin ligjet që janë në interes të qytetarëve.

“Bllokimet direkte në kuvend për miratimin e ligjeve dhe bllokimi i rrugës evropine është bërë nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe partisë “E Majta, kjo është thënë në raport. Sa i përket vërejtjes për ligjet që janë propozuar nga ana e Qeverisë me yll evropian këtu në Kuvend… Të jemi të realtë, ne si parti çdo ditë ballafaqohemi me obstrukcione të ndryshme…Shteti duhet të shkojë përpara, duhet të gjendej zgjidhje si ato ligje që ishin në interest ë qytetarëve, duhej dhe ishte e nevojshme të miratohen në Kuvend…”, theksoi Mile Talevski, LSDM.

Në raportin e Komisionit Evropian të publikuar një ditë më parë, mes tjerash kishte vërejtje edhe për punën e kuvendit. / Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme