Taravari: 3 deputetët e 3 partive do t’ia japin nënshkrimet Zaevit

Më së voni deri nesër përfaqësues të LR-PDSH-së në emër të Aleancës për Shqiptarët do të takohen me përfaqësues të LSDM-së ku do diskutojnë rreth propozim-ligjit të shqipes dhe pikat e tjera të Deklaratës së përbashkët. Këtë e konfirmoi për TV21 Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së Arben Taravari. Ai shtoi se Aleanca për Shqiptarët është e gatshme që Zaevit t’ia japin nënshkrimet për marrjen e mandatit, ndërsa tha se më pas mbetet akoma për të biseduar rreth kolaicionimit të mundshëm me LSDM-në.

“LR-PDSH-ja do formoj një komision i cili do të bisedoj me LSDM-në. Shpresojmë se këto ditë, sot ose nesër do të ketë takim të tillë mes komisioneve të punës ndërmjet LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët, ku do të bisedohet për platformën, ligjin për gjuhë dhe për gjërat tjera të cilat tangojnë një koalicion të mundshëm të ardhshëm qeveritar. 01:41 Ne si tre deputet jemi të gatshëm t’i ja japim Zaevit nënshkrimet, normalisht pas asaj do të bëhen bisedime tjera eventuale për votim të qeverisë”, tha Taravari.

Nga socialidemokratët nuk japin detaje lidhur me propozim-ligjin për gjuhën dhe propozimet që i janë bërë nga BDI. Gjithashtu nuk ka informacione edhe për takime të reja mes tyre, derisa nga BDI theksuan se do të ketë bisedime me LSDM, ndërsa në këtë parti po vijojnë konsultat e brendshme.

Nga ana tjetër, Lëvizja BESA ka dal me një qëndrim se nuk do të pranojnë takimet e partive, ashtu siç ishte formati i takimit të së shtunës midis Aleancës për Shqiptarët dhe BDI.

“Rrjedhimisht, takimet që bëhen në emër të Deklaratës, më shumë u ngjajnë bisedimeve për koalicionin e ardhshëm BDI-Aleanca sesa që mund të jetë Tryeza e dakorduar me Deklaratën”, thonë nga Lëvizja Besa.

Nga Lëvizja BESA po ashtu bën të qartë se të gjitha propozimet e Deklaratës së përbashkët në rast se do të shkojnë për miratim në Kuvend, do të kenë përkrahjen e deputetëve të tyre./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme