Kurti: Serbia dëshiron ta shoh ndarjen e Kosovës, BE-ja mund të na ndihmojë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Serbia dëshiron ta shoh ndarjen e Kosovës.

Kështu ka thënë ai gjatë pjesëmarrjes në diskutimin me temën “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një botë më të sigurt”, raporton Klan Kosova.

“Mendoj se njërën anë ata duan ta shohin ndarjen e Kosovës, do të donin një lloj kompensimi territorial”, ka thënë kryeministri Kurti.

“Fqinjët e Serbisë për aq sa nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian nuk janë të sigurt nga Serbia. Janë përfundimisht të hidhëruar me shpërbërjen e Jugosllavisë sepse kanë menduar që do ta shkatërronin dhe ta merrnin gjysmën e saj”.

Sipas tij, tani Serbia dëshiron të kompensohet duke fituar një lloj ndikimi në kryeqytetet e vendeve fqinjë ose duke përfituar territore.

“Besoj që Bashkimi Evropian mund të na ndihmojë shumë. Procesi evropian është shtegtimi që na ndihmon”, është shprehur kryeministri Kurti.

Tutje, ai ka folur edhe për interesimin e Rusisë në Kosovës duke thënë se presidenti rus Vladimir Putin është i preokupuar me çështjen e Kosovës.

“Shoh një lloj bashkëpunimi mes Teheranit dhe Moskës. Kjo e fundit është më e interesuar për Kosovën sepse Putin e sheh ngritjen e tij në pushtet në raport me intervenimin e NATO-s më 1999 kur gjenocidi i trupave të Millosheviqit ishte ndalur”, ka thënë Kurti.

“Në qershor të vitit 1999, Kosova është çliruar, ndërsa Putini ka ardhur në pushtet në muajin gusht. Ai është shumë i preokupuar me Kosovën sepse e urren faktin që Kosova është storie suksesi e ndërhyrjes së NATO-s.

Tutje, Kurti ka thënë se Kosova shkëlqen si shembull i ndërhyrjes ushtarake perëndimore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme