Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (14.11.2023) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 241 gjoba, nga të cilat 51 për tejkalim të shpejtësisë, 21 për vozitje pa patentë shoferi, nëntë sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët.
“Shtatë gjoba janë vendosur për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 19 gjoba për mospërdorim të rripit të sigurimit, gjashtë gjoba për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, katër sanksione për kalim në semafor të kuq…Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk