Vdesin të gjithë pacientët në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Al-Shifa në Gaza

Të gjithë pacientët në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Al Shifa në Gaza vdiqën si rezultat i bllokadës së vendosur nga forcat izraelite.

Kështu tha drejtori i spitalit, Muhammad Abu Salmiya, i cili dha edhe disa detaje të sulmeve izraelite.

“Të gjithë pacientët që ishin në reanimacion vdiqën. Të gjithë përveç njërit. Kjo ndodhi për shkak të bllokadës izraelite që po vazhdon prej shtatë ditësh. Që nga vendosja e bllokadës në spital, më shumë se 54 pacientë kanë vdekur tashmë. Kam frikë se ata që aktualisht janë në gjendje kritike”, tha Salmiya.
"E patë se çfarë ndodhi me qytetin e Gazës", zyrtari izraelit u kërkon palestinezëve të largohen nga Khan Younis

Lexo po ashtu“E patë se çfarë ndodhi me qytetin e Gazës”, zyrtari izraelit u kërkon palestinezëve të largohen nga Khan Younis

Ai theksoi se edhe personat e zhvendosur janë në gjendje të dëshpëruar humanitare, raporton aljazeera.

“Spitali u kthye në varrezë, burg dhe kazermë izraelite në të njëjtën kohë. Ushtria izraelite qëllon mbi gjithçka që lëviz brenda spitalit”, shtoi mjeku

Televizioni “Al Hadat” më herët raportoi se ushtria izraelite nuk po lejon askënd të largohet nga kompleksi spitalor, megjithëse pretendon se brenda nuk ka militantë.

Në raport thuhet se izraelitët arrestojnë këdo që përpiqet të largohet nga spitali ndërsa Kryqi i Kuq dhe organizata të tjera ndërkombëtare nuk lejohen të hyjnë në objektin shëndetësor. /Telegrafi/

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme