QMK: Në 24 orët e fundit tre zjarre në ambiente të jashtme

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se në 24 orët e funidt ka pasur tre zjarre në ambiente të hapura dhe gjithsej 1482 thirrje në numrin e urgjencës 112. Nga QMK-ja njoftojnë dhe për një ndërhyrje të kombinuar për transferimin e një alpinisti të vdekur nga mali i Pelisterit në një rrugë hyrëse për veprime të mëtutjeshme. Nga atje theksojnë se ka pasur edhe thirrje të vonuara për riparimin e dëmeve të shkaktuara nha erërat e forta të shtunën.

“Në Shkup, zjarrfikësit nga Brigada Territoriale e Zjarrit e Qytetit të Shkupit nga ora 17:30 deri në 19:00 me dy makina zjarrfikëse dhe pesë zjarrfikës kanë intervenuar në djegien e vegjetacionit të ulët me sipërfaqe prej një hektar në atarin e fshatit. Lubin në Komunën e Sarajit. Nga ora 16:00 deri në orën 16:30, zjarrfikësit nga NJTZ Krivogastani me një mjet zjarrfikës dhe dy zjarrfikës kanë ndërhyrë në djegien e vegjetacionit të ulët në një sipërfaqe prej dy hektarësh në mes të fshatrave Krivogastani dhe Vërbani. Nga ora 18:49 deri në ora 22:10, NJTZ Manastir me dy zjarrfikës dhe një mjet zjarrfikës kanë intervenuar në djegien e vegjetacionit të ulët në afërsi të lokalitetit “Petilep” në atarin e fshatit Beranci të Komunës së Mogillës”, njoftojnë nga QMK.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme