Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka nisur ende, por tensionet mes Gardës së Republikës dhe deputetëve të opozitës kanë filluar tashmë.
Nga pamjet e siguruara nga brenda sallës së Parlamentit shihen forca të shtuara të Gardës, karrige të përmbysura pranë foltores dhe ligjvënës të grupimit të Sali Berishës të cilët kanë nisur edhe përplasjet.
Garda ka kontrolluar deputetët para se të futen në sallë, ndërsa brenda ambienteve nuk e kanë lejuar ish-kryeministrin të zërë vend në foltore.
Ndërkohë, Berisha po komunikon me ndjekësit e tij “live” nga Facebook-u.
Sot në Kuvend pritet të diskutohet buxheti i vitit 2024. Megjithatë gjasat për të pasur një seancë normale me diskutime në interes të qytetarëve janë të pakta ndërkohë që grupimi i Berishës është i vendosur të bllokojë punimet e Kuvendit.