Stoltenberg në Shkup: Është koha të tejkalohen konfliktet rajonale

Në Samitin e sotëm të liderëve rajonal të NATO-s që po mbahet në Shkup, i pranishëm është edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili në një deklaratë për media nënvizoi rendësin e Ballkanit Perëndimorë për NATO-n.

“Ky rajon (Balkani Perëndimorë) është strategjik dhe i rëndësishëm për NATO-n. Shohim kërcënim në Bosnjë dhe siguri të brishtë në Kosovë. Në çdo takim kam nënvizuar se është me rëndësi dhe thelbësore dialogu për zgjidhjen e problemeve. Është koha që të tejkalohen konfliktet rajonale. Biseduam dhe për agresivitetin rus në Ukrainë. Do të bashkëpunojmë dhe do të fillojmë të përgatitemi për Samitin e radhës në Uashington”, tha Stoltenberg.

Ndërkohë kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski tha se në takim është biseduar për sfidat me të cilat përballet rajoni, me theks të veçantë çështja e sigurisë.

“Kishim mundësin të flasim për çështjet e hapura në rajon. Biseduam për sfidat që kanë të bëjnë me sigurinë në rajon… Situata e sigurisë në vendin tonë është stabile dhe nuk ka të dhëna për prishjen e saj, kështu flasin informatat të cilat i posedojnë shërbimet e sigurisë së vendit tonë, të cilat janë gjithashtu pjesë edhe e shërbimeve të sigurisë së NATO-s, kanë dhe ndajnë me shërbimet partnere të sigurisë nga vendet anëtare të NATO-s. Kjo do të thotë se sistemi i parandalimit dhe i punës së përbashkët me selinë e NATO-s në Bruksel funksionon në mënyrë permanente, prandaj qytetarët tanë duhet të jenë të lumtur dhe krenarë që jetojnë në një vend anëtar të NATO-s”, tha Kovaçevski.

Gjatë këtij takimi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka propozuar që në Samitin e radhë të mund të marrin pjesë edhe vendet e tjera të rajonit, që nuk janë anëtare të NATO-s.

“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, mirëpriti me interes propozimi për ndërtimin e një formati të një Samit të NATO-s me Ballkanin Perëndimorë ku do të jenë të pranishëm jo vetëm vendet anëtare të NATO-s, por edhe vendet partnerë të NATO-s dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimorë, që nuk janë sot këtu të pranishme”, tha Rama i cili njëherit përmendi edhe zhvillimet në Banjskë të Kosovës, për të cilën tha se duhet me çdo kusht që të mos përsëritet dhe vu në pah nevojën e rritjes së forcave të NATO-s në Kosovë dhe domosdoshmërinë e rruajtjes së kufirit Serbi-Kosovë, për të cilin tha se është jashtë kontrollit dhe në funksion të aktiviteteve ilegale .

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme