Bayern Munichu ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të Barcelonës, Ronald Araujo, ka raportuar “Sky Sport Germany” të martën.
Bëhet e ditur se Bayerni po përgatit ofertën për ta bindur Barcelonën në lirimin e tij në fund të edicionit. Araujo pëlqehet shumë nga klubi gjerman, i cili është gati të ofrojë mbi 60 milionë euro për kartonin e tij.
24-vjeçari është njëri prej lojtarëve kyç te Barcelona dhe me ekipin spanjoll ka kontratë deri në verën e vitit 2026.
Këtë edicion Araujo ka 11 paraqitje dhe 1 gol të shënuar në të gjitha garat, ndërsa te Bayerni po shihet si përforcim i rëndësishëm për mbrojtjen. Ai ka edhe 16 ndeshje dhe 1 gol të shënuar për Uruguain.