Grabitja e argjendarisë, policia jep detaje: Ja me çfarë kërcënuan tre autorët e maskuar

Policia ka dhënë detaje për grabitjen e ndodhur këtë mbrëmje në një argjendari në Kamzë, ku tre persova vodhën disa bizhuteri.


Mësohet ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza”, ku tre personat e maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri automatik, kanë marrë disa bizhuteri dhe më pas janë larguar me një automjet tip “BMË”.

Blutë njoftojnë se janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 28.11.2023, rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza”, tre persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri automatik, kanë marrë disa bizhuteri në argjendarinë e shtetases E. S., dhe më pas janë larguar me një automjet tip “BMË”.

Shërbimet Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda.

Grupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme