Qyteti i Librazhdit është përfshirë nga një stuhi e fortë ere dhe shiu, pasditen e sotme.
Moti i keq ka shkaktuar probleme të shumta në qytet, me qarkullimin e automjeteve që është bërë thuajse i pamundur dhe energjinë elektrike.
Për shkak të erës së fortë, janë dëmtuar pemë e shtylla të energjisë elektrike si dhe ka “fluturuar” çadra, tavolina e karrige të lokaleve.
Mësohet se ndërmarrjet e shërbimeve të bashkisë Librazhd dhe strukturat e emergjencave civile kanë kaluar në gatishmëri për të përballuar situatën e krijuar.