Detaje të reja janë zbuluar nga aksidentin në aksin Sarandë-Kardhiq, ku një automjet me targa rumune doli nga rruga dhe u përmbys.
Raportohet se shoferi, i cili u zhduk nga vendngjarja, është punonjës i Frontex. Ndaj 35-vjeçarit me iniciale L. D., banues në Rumani, ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Raportohet se 35-vjeçari, punonjës i shërbimeve të FRONTEX, ishte jashtë shërbimit kur ndodhi aksident, ku fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.
Ai nuk ka pritur shërbimet e qarkullimit rrugor, për kryerjen e veprimeve procedurale, por është larguar nga vendi i aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, për shtetasin L. D., 35 vjeç, banues në Rumani (punonjës i shërbimeve të FRONTEX, jashtë shërbimit), pasi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Gajdar-Shijan, ky shtetas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga”.
Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjithashtu, 35-vjeçari nuk ka pritur shërbimet e qarkullimit rrugor, për kryerjen e veprimeve procedurale, por është larguar nga vendi i aksidentit.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.