Koloneli i FSK-së: Ushtria serbe s’ka guxim të futet në Kosovë

Pavarësisht kërcënimeve ushtria e Serbisë nuk ka guxim të futet në Kosovë, sipas kolonelit të FSK-së, Afrim Veseli.

Ai tha se FSK-ja e populli e Kosovës do ishin ata që do e mbronin Kosovën, në rast se ndodh një gjë e tillë.

“Janë dy gjëra. E para se a do ta sulmoj Serbia Kosovën ushtarakisht zyrtarisht apo do të nxitë konfilite si në Banjskë. Të parën është shumë e qartë se Serbia nuk ka guxim ta nis në Kosovë, sepse është NATO-ja këtu, ushtarët, policia dhe gjith ne që e mbrojmë Kosovën”, tha ai.

Veseli theksoi se Kosova ende është e rrezikuar nga sic i quajti ai “njëiste të vogla terroriste” të sponzorizuara nga shteti serb.

Por, sipas tij nëse Serbia tenton ta fus ushtrinë e saj në Kosovë, do t’i kushtonte shumë.

“Kosova nuk e ka kalu rrezikun në kuptimin e njësiteve të vogla terroriste, sabotimet etj etj. Që mund t’i ndërmarrin undër Kosovës. Agresion të hapur të ushtrisë serbe në Kosovë nuk do të ketë, pavarëisht cytjeve nga Rusia, ata janë të vëmendshëm se nëse futen në një aventurë të tillë, do ti kushtojë me shtetësinë e tyre”, u shpreh Veseli në RTVDukagjini.

Ai shton se tashmë është e qartë se Rashka po përdoret si qendër trajnimi për terroristët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme