Zekirija Ramadani nis punën si trajner i Dritës

FC Drita ka konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen me Zekirija Ramadanin dhe emërimin e tij trajner të ri.

Njoftimi i tyre erdhi me anë të rrjeteve sociale, ku thuhet se ish-trajneri i arabëve të Ohod Club ka nënshkruar për një vit e gjysmë.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me trajnerin shkupjan Zekrija Ramadani. Ramadani është trajner i njohur në futbollin kosovar, i cili ka fituar trofe me ekipet paraprake dhe me kënaqësi ka pranuar ofertën e klubit. Klubi dhe Zeka kanë nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2024/25, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër”, thuhet në njoftim.

Drita ka publikuar fotografi nga stërvitja e parë e Ramadanit në krye të skuadrës.

Ndryshe, Ramadani ka fituar tri herë titullin në Superligën e Kosovës, me tri skuadra të ndryshme, si Trepça ’89, Feronikeli dhe Prishtina, ndërsa së fundmi ishte edhe pjesë e rivalëve të Dritës, Gjilanit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme