Një punonjës policie është aksidentuar pasditen e të enjtes (30 Nëntor), ndërsa kalonte në vijat e bardha.
Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin me iniciale A.F ka përplasur punonjësin e Policisë me iniciale M.A
Sipas efektivëve, i aksidentuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar drejt Komisariatit të Policisë Durrës.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 18:35, në lagjen nr. 8, përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. F., ka përplasur shtetasin M. A. punonjës policie në Komisariatin e Policisë Durrës, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për këmbësorët.
Punonjësi i Policisë, shtetasi M. A. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërkaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.