Zyrtarët izraelitë e kanë pranuar një dokument në të cilin përshkruhej plani i betejës së Hamasit për sulmin e tij terrorist të 7 tetorit më shumë se një vit përpara se grupi militant ta kryente sulmin, ka raportuar të enjten New York Times, duke cituar dokumente, emaile dhe intervista.
Dokumenti afërsisht 40 faqesh nuk jep një datë për sulmin, por përshkruante “pikë për pikë” llojin e inkursionit vdekjeprurës që Hamasi kreu në territorin izraelit në muajin tetor, sipas NYT, e cila e ka shqyrtuar dokumentin e përkthyer.
Zyrtarët e ushtrisë dhe inteligjencës izraelite e kanë hedhur poshtë planin, duke vlerësuar se do të ishte shumë e vështirë për Hamasin për ta realizuar të njëjtin, sipas Times.
Në atë ditë, militantët e Hamasit sulmuan përtej kufirit nga Gaza në një sulm të koordinuar duke marrë më shumë se 200 pengje dhe duke vrarë rreth 1200 njerëz – sulmi më i madh i tillë ndaj Izraelit që nga themelimi i vendit në 1948.
Sulmi u pa gjerësisht si një dështim i madh i inteligjencës izraelite, me një numër zyrtarësh të lartë të mbrojtjes dhe sigurisë që dolën përpara në tetor për të marrë përgjegjësinë deri në një farë mase për gabimet që çuan në sulme.
Sipas New York Times, dokumenti “Jericho Wall” u qarkullua gjerësisht në mesin e udhëheqësve ushtarakë dhe të inteligjencës izraelite, por ishte e paqartë nëse Netanyahu ose udhëheqës të tjerë të lartë politikë e kishin parë këtë dokument./NYT
Përgatiti: Nuhi Shala