Maqedonia është tronditur nga vrasja e dyfishtë dhe për këtë të gjithë janë duke pritur një epilog për të kuptuar çka ka qenë arsyeja e vrasjes dhe si ka ndodhur e gjithë ngjarja, edhe pse ka paqartësi në informim nga prokuroria dhe policia.
Janë ndaluar tre persona për këtë vrasje. Vlatko Kekishov është ndaluar dhe i është caktuar masë paraburgimi. Velibor Manev është personi i dytë me paraburgim. Prokuroriaka kërkuar paraburgim edhe për personin e katërt Bore Videvski nga Velesi. Person i katërt i përfshirë në kidnapim të vajzës, Vanja Gjorçevska është babai i së miturës, i cili sipas prokurorit, ka ndihmuar me informacione rreth ndodhjes së vajzës.
Personi i pestë që tashmë ka ikur nga Maqedonia dhe gjendet në Beograd të Serbisë, është Lupço Palevski. Ai është i njohur nga Palço dhe Spasovski tha se ka ikur me veturë nga Maqedonia, me gjithë avokatin e tij.