Vrasja e dyfishtë, reagojnë partitë politike

Gazetar: Adnan Qaili

Reagime të shumta në opinion lidhur me rrëmbimin dhe më pas vrasjen e 14 vjeçares dhe 74 vjeçarit. Pasi organet e rendit dhe të hetuesisë zbardhën të gjitha detajet u zhdukën edhe dezinfomatat, shkruan Alsat.

Ndërkohë Partitë politike dënuan aktin makabër dhe kërkuan përgjegjësi. Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski shprehu ngushëllime dhe kritikoi institucionet.

“Sot është ditë e rëndë si për Maqedoninë dhe për të gjithë ne. Nuk kam fjalë për ta shprehë dhimbjen, nuk kam fjalë ti ngushëlloj të afërmit e atyre që humbën dy persona. Për mua është rast i rëndë si prind dhe si njeri, por jam i dëshpëruar nga konferenca për shtyp e atyre dy vetave. Aty dëgjuam enciklopedi informacionesh, por asnjë dëshmi konkrete apo diçka që MPB dhe Prokuroria duhet të ndërmerr”, tha Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO DPMNE-së.

Lidhur me ngjarjen e rëndë Lëvizja BESA vlerëson se vrasjet e fundit në vend tregojnë se qytetarët janë totalisht të pasigurt. Sipas kësaj partie “ka ardhur koha që sigurinë për vete dhe familjarët e tyre ta marrin vetë në dorë”.

“Kjo e nxjerr në pah të vërtetën se Maqedonia e Veriut është shndërruar në fushë krimi dhe fole të kriminelëve, të cilët zhvasin, grabisin dhe vrasin qytetarët, por pasurojnë pushtetarët. Vetëm në muajt e fundit, kishim disa herë gjuajtje dhe plagosje në vende publike dhe qendra tregtare, droga qarkullon në çdo lokal dhe nëpër shkolla të mesme ndërsa numri i kriminelëve rritet. Por ndëshkimi dhe përgjegjësia për ta nuk ekziston”, thonë nga Lëvizja BESA.

Aleanca për Shqiptarët thonë se dorasit duhet të dalin sa më shpejtë para drejtësisë dhe të marrin dënim maksimal.

“Atë që e dëgjuam mbrëmë me të vërtetë ishte lajm i rëndë për të gjithë, shpresoj të funksionojnë institucionet dhe të dënohen sa më shpejtë personat e inkriminuar në këtë rast”, tha Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Partitë politike si në pushtet ashtu edhe në opozitë theksuan se vrasja makabre ka emër dhe mbiemër dhe nuk duhet të tolerohen ngjarje të të tilla në të ardhmen./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme