Pak më parë është varrosur Liridona Ademaj, e cila u vra mizorisht të mërkurën në Prishtinë.Ajo fillimisht ishte varrosur në fshatin Cërmjan të Gjakovës, mirëpo pasi dyshohet që burri i saj, Naim Murseli, kishte porositur vrasjen e saj, familja e të ndjerës kishte kërkuar që ajo të zhvarroset prej aty dhe të rivarroset në fshatin e saj të lindjes, në Rracaj.
Në varrim kanë marrë pjesë shumë qytetarë, përfshirë edhe ministrat Xhelal Sveçla, Rozeta Hajdari, Albulena Haxhiu e Donika Gërvalla.