Deputetët e opozitës përplasen me Gardën, bllokojnë me karrige foltoren në Kuvendin e Shqipërisë

Deputetët e opozitës kanë mbërritur në ambientet e Kuvendin e Shqipërisë përpara nisjes së seancës plenare, ku pritet të miratohet nen për nen buxheti i shtetit.

Deputetët janë përplasur me efektivët e gardës të cilët kanë tentuar të ndalojnë bllokimin e foltores së Kuvendit me grumbuj karrigesh.

Pas shtyrjes fizike deputetët kanë mundur të vendosin karriget e tyre rreth foltores. Duket se opozita do të vijojë me të njëjtin skenar për bllokimin e parlamentit.

“O qelbësirë na thyhet duar”, dëgjohet të thotë deputetit i PD-së Bledjon Nabllati, i cili ishte ndër më aktivët në blllokimin e foltores së Kuvendit.

Kujtojmë se në seancë mungon ish-kryeministri Sali Berisha i cili u përjashtua me 10 ditë nga punimet e Kuvendit për shkak të bllokimit që i bëri parlamentit në seancën e të hënës.

Krahas Berishës janë përjashtuar me 10 ditë dhe deputetët Flamur Noka, Eldo Hoti, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi dhe Edi Paloka.

Ndaj tyre masa e vendosur është maksimale pasi bllokimi i Kuvendit është kryer në mënyrë të përsëritur prej tyre.

Flamur Nokës u pezullua për ndezjen e flakadanëve në sallë, si dhe tentativën për t’i vënë flakën grumbullit të karrigeve.

Deputetet Elda Hoti dhe Albana Vokshi u përjashtuan për shkak se mbajtën në çantë dhe i dhanë flakadanët kolegut Noka.

Sakaq përjashtimit i Bardhit, Berishës dhe Palokës u bë nën argumentat se penguan zhvillimin e regullt të seancës plenare duke shkaktuar kaos dhe duke fyer kolegët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme