Një aksident tragjik në Itali, i ka marrë jetën dy të rinj shqiptarë dhe një vajzë italiane, pasi makina ku udhëtonin viktimat doli nga rruga dhe ra në një kanal.
U mësua se viktimat janë Altin Hoti, Giulia dhe Egli Gjeci. Por ajo që e bën më të rëndë këtë aksident se këtë vit familja Hoti kishte pësuar një tjetër tragjedi, ku kishte humbur jetën vëllai i Altinit në aksident.
Thuajse në të njëjtin vend, vëllai i Altinit Admirit humbi jetën në një aksident në 10 maj 2023, në shtrirjen e unazës Mattei që të çon nga rrethrrotullimit i Alpinit drejt Noiarit.
19-vjeçari humbi jetën nga përplasja e makinës që po drejtonte, në krah të tij ishte babai i tij. Përplasja e tmerrshme ndodhi në unazën në Portogruaro në Itali.