Christian Eriksen është vendosur në shitje nga Manchester United.
“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të shesin mesfushorin danez në merkaton e janarit, raporton Football Insider.
31-vjecari erdhi në “Old Trafford” në verën e vitit 2022, por tani e ka humbur pozitën e titullarit.
Mbetet të shihet nëse ekipi anglez do të pranojë oferta për shërbimet e ish-yllit të Tottenhamit dhe Interit.
Aktualisht, Eriksen është I lënduar dhe nuk është paraqitur që nga java e fundit e nëntorit.