Policia e rajonit të Ferizajt njofton se në një aksident trafiku të ndodhur sot rreth orës 12:20 në fshatin Brod, ka humbur jetën një person.
Rasti ka ndodhur në rrugën lokale të fshatit Brod, ku sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit të udhëtarëve me targa lokale I.H.( 39 vjeç),duke mos përshtatë shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, godet këmbësorin R.H. ( 7 vjeç) i cili pëson lëndime serioze.
I lënduari dërgohet në shtëpinë e shëndetit në Shtërpcë ,ku nga personeli mjekësor është njoftuar se viktima nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin, ndërsa i dyshuari, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndalohet për 48 orë.