E tmerrshme/ 45% e viktimave në Gaza janë fëmijë

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës thotë se qindra po vriten çdo ditë dhe mijëra të plagosur në bombardimet e pamëshirshme nga Izraeli. Rreth gjysma e viktimave janë fëmijë.

“Zonat e shpallura si të sigurta nga izraelitët janë vënë në shënjestër pa pushim edhe pse ata pretendojnë se janë të sigurta. Dëshmorët po bien çdo ditë. Ndërtesat po rrëzohen mbi kokat e banorëve të tyre. Kjo ende po ndodh në të gjithë Rripin e Gazës – nuk ka vend të sigurt”, tha Ashraf al-Qudra për Al Jazeera.

“Shtatëdhjetë për qind e viktimave të agresionit të Izraelit janë fëmijë dhe gra. Ata synojnë shtëpitë ku jetojnë fëmijët. Rreth 45 për qind e viktimave janë fëmijë. Kjo nuk shihet askund tjetër në botë.”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme