Xavi vazhdon të arsyetohet për dështimet: Kjo Barcelonë është në ndërtim e sipër.
Barcelona ka pësuar një humbje shokuese në shtëpi nga Girona me rezultat 2-4, duke mbetur në pozitën e katërt në tabelë.
Ka qenë një ndeshje spektakolare mes dy rivalëve katalunas, por që në fund ishin mysafirët që u larguan nga stadiumi me tre pikët e fituara.
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez mendon se ndeshja me Gironën ishte e barabartë, por që u vendos nga detajet dhe se skuadrës së tij i mungoi efikasiteti.
“Unë mendoj se ndeshja me Gironën ishte e barabartë, u vendos nga detajet”, ka thënë Xavi për DAZN.
“Na mungonte efektiviteti. Ne luajtëm mirë në lojë”, deklaroi tutje trajneri katalunas, duke thënë se kjo Barcelonë është në ndërtim e sipër.
“Kjo Barca është në ndërtim e sipër. Ne duhet ta vazhdojmë atë,” ishte një nga gjërat që tha Xavi pas humbjes 4-2 kundër Girona .
Pas 16 xhirove në kampionat, Barcelona e sheh vetën në pozitën e katërt në tabelë me 34 pikë, shtatë më pak se lideri Girona.