Dje në mbrëmje (11 dhjetor) në ora 23:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar dy të mitur nga Xhepçishtja e Tetovës, të cilët paraprakisht ishin denoncuar nga 56-vjeçari I.I. nga Poroji
Sipas raportit, njëri prej tyre ka përdorur edhe një objekt metalik. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar, pas së cilës do të përgatiten parashtresat përkatëse për dy të miturit e denoncuar, tha policia.