Vdekja e 82-vjeçarit nga flakët, policia sqaron ngjarjen në Lushnjë: Si ndodhi zjarri në banesën e të moshuarve

Policia e Lushnjës ka dhënë një informacion zyrtar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Bubullimë, ku një i moshuar ndërroi jetë pasi banesa e tij u përfshi nga flakët, ndërsa bashkëshortja e tij shpëtoi.


Ngjarja në fjalë mësohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa policia sqaron se i moshuari ndërroi jetë si pasojë e zjarrit të shkaktuar nga një shkëndije elektrike.

“Rreth orës 07:40, në fshatin Bubullimë, Lushnje, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa e shtetasit K. K., 82 vjeç. Për pasojë, ka ndërruar jetë 82-vjeçari.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se fqinjët kanë deklaruar se banesa ka qenë e vjetër dhe kjo ka bërë që zjarri të përhapje me shpejtësi. Sipas tyre, çatia e ndërtesës ka zënë poshtë 82-vjeçarin, i cili ka humbur jetën, ndërsa gruaja e tij është nxjerrë nga banesa.

Çifti jetonte i vetëm pasi nuk kishin fëmijë dhe për ta kujdeseshin komshinjtë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme