Mbi 60 migrantë dyshohet se janë mbytur në brigjet e Libisë

Më shumë se 60 migrantë besohet se janë mbytur në një barkë të fundosur në brigjet e Libisë, ka thënë Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

Duke cituar të mbijetuarit, kjo agjenci e OKB-së, ka thënë se barka është nisur prej qytetit Zuvara me rreth 86 njerëz.

Sipas agjencisë, valët e mëdha e kanë goditur barkën dhe 61 migrantë, përfshirë fëmijë, janë zhdukur dhe besohet se kanë vdekur.

Libia është ndër vendet kryesore prej nga nisen migrantët që synojnë të kalojnë Mesdheun për të arritur në Evropë.

Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatë, vetëm këtë vit, në Itali kanë arritur 153.000 migrantë, kryesisht prej Tunizisë dhe Libisë.

IOM-i vlerëson që më shumë se 2.200 njerëz janë mbytur këtë vit, duke tentuar të bëjnë rrugën e njëjtë – e cila konsiderohet ndër më të rrezikshmet në botë për migrantët.

Sipas agjencisë, viktimat e incidentit të fundit janë nga Nigeria, Gambia, dhe disa vende tjera afrikane.

Mes tjerash është përmendur që 25 të mbijetuarit janë transferuar në qendrën e ndalimit në Libi, ku kanë marrë përkujdesje shëndetësore./REL

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme