Gazetare: Melihate Rustemi
Nisja me punë e një gurore mbi fshatin Straçincë ka revoltuar sërish banorët e këtij fshati dhe atyre fqinj. Në debatin publik që Ministria e Ekologjisë organizoi me banorët e fshatrave, përfaqësuesit e saj dhe pronarin që do të menaxhonte këtë gurore doli jashtë kontrollit.
Ndërsa bashkësia lokale prezantoi dokumentacionin, që sipas tyre, dëshmon ndalimin me punë të kësaj guroreje, banorë të tjerë u përballën verbalisht me pronarin e kompanisë dhe përfaqësuesen e Ministrisë së Ekologjisë. Banorët thonë se hapja e gurores dëmton shtëpitë e tyre dhe të mbjellat bujqësore.
“Mendimi I komunës, Kuvendit të Shkupit, I shkallës së dytë ku janë ankuar, të gjitha janë negativë, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim negativë. Fakulteti I Pylltarisë ka bë elaborat decid dhe e ka shpallë erosive kur ndodhi katastrofa e vitit 2016, Këshilli I Komunës e ka shpall zonë erozive dhe dikush si përfaqësuesit e Ekologjisë thonë se të gjitha këto që I përmenda unë nuk janë relevant por ato janë kryesorët nëse e japin lejen ose jo. Revolti I qytetarëve është me vend se këtu nëqoftëse ajo bëhet nuk ka më jetesë”, deklaroi Adnan Ajrullahu, Bashkësi Lokale fshati Straçincë.
“Ne duhet të shpërngulemi prej këtu, përse, që të përfitoj një ose dy. Le të gjej mënyrë tjetër, le të gjej minierë tjetër, aty ku I përshtatet le të fitoj para mirëpo neve mos të na e prish qetësinë. Për shkak të qetësisë ne kemi qëndruar në ëkto fshatra. Çfarë i duhet këtij fshati nëse fillon të minohet, atëherë duhet të shpërngulemi nga Vinishi, Cresheva”, tha një banor.
Banorët kujtojnë se akoma po i vuajnë pasojat e provës së minimit në vitin 2018 ku muret e disa shtëpive u plasaritën. Sipas banorëve, aktualizimii i serishëm i gurores ka mbështetje politike.
“Dy-tre shtëpi kishin plasaritje vetëm nga një provë që u bë. Të gjitha ato që i ka bë I ka bë fshehtas, rrugën e ka ndërtu pa e pa askush, fshati s’ka ditë asgjë, as nuk e ka lajmëru Bashkësinë Lokale”, u shpreh një banor.
“S’ka gjasa me punu se këtë problem nuk e kemi prej sot por tashmë 11 vjet. Ai e di shumë mirë se para katër viteve e kemi mbyll këtë problem. Tash, a me parti a çka është problemi thotë se do të punojë sërish”, shtoi një banor.
Nga Ministria e Ekologjisë thanë se pavarësisht pamundësisë për të dhënë sqarime në fshat për hapjen e gurores, të njëjtën do ta bëjnë në formë tjetër ditëve në vijim. /Alsat.mk