David Kozak, është autori 24-vjeçari i cili kreu sulmin e rëndë në Universitetin e Pragës, ku mbetën të vrarë të paktën 11 persona dhe mbi 30 të tjerë sipas mediave vendase, u plagosën.
Ndërkohë raportohet po ashtu se autori ka qëlluar veten dhe më pas rënë nga çatia e universitetit.
Por duket se këtë sulm ai e kishte paralajmëruar në platformën Telegram, në datën 10 dhjetor 2023, ku ndër të tjera shkruante se dëshironte të bënte vrasje masive në një shkollë, dhe me gjasë të vriste edhe veten.
© SYRI.net