Publicisti e shkrimtari Veton Surroi ka shkruar sot rreth atyre që ai i ka quajtur insistime të PDK-së.
Në këto insistime, Surroi ka parë një renditje jo të mirë. Sipas tij, nuk shkojnë bashkë renditjet “marrëdhënie të veçanta me Izraelin dhe dekorimi i Mehmet Gradicës si hero të cilin Izraeli e konsideron bashkëpunëtor të nacizmit”.
Këto pikëpamje Surroi i ka paraqitur në profilin e vet të Facebookut:
“PDK insiston se ka marrëdhënie të veçantë me Izraelin.
PDK insiston të nderojë Mehmet Gradicën si hero të kombit.
Izraeli insiston se Mehmet Gradica ka qenë bashkëpunëtor i nacizmit.
Diçka nuk shkon në këtë renditje insistimesh”.