Policia e Kosovës sot rreth orës 10:00, në Merdare, gjatë kontrollimit në një autobus me targa të huaja, në valixhen e një pasagjeri ka hasur në disa pajisje të dyshuara ushtarake, si tri thika luftarake, dy radiolidhje-motorola, një çantë ushtarake, një jelek taktik, një palë doreza, një helmetë taktike, tri bateria, dy këllëf për revole, një imtim i predhës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe me autorizim të tij është iniciuar rasti “import, eksport, furnizim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuara e armëve”
Pajisjet janë sekuestruar dhe me vendim të Prokurorit kompetent i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Hetimet lidhur me rastin mbeten në proces nga autoritetet kompetente.