VMRO do të bëjë gjithcka që ta mbroj vullnetin e qytetarëve, deklaroi drejtori i qendrës për komunikim pranë partisë, Ivo Kotevski. Deklarata e tij vjen pas paralajmërimit të liderit të opozitës, Zoran Zaev për krijimin e qeverisë me BDI-në.
“Nëse mbani mend, në vitin 2006 VMRO-DPME e zgjodhi PDSH-në për partner koalicioni. Problemi kryesor ishte pse nuk u zgjodh BDI-ja e Ali Ahmetit. Kishte edhe protesta dhe bojkot dhe pastaj u përfshij e bashkësia ndërkombëtare. Argumenti kryesor ishte e u mohua vullneti i shqiptarëve”, deklaroi Kotevski.
Mbetet të shihet nëse partia e Gruevskit do të organizoj protesta dhe bojkot kundër qeverisë së ardhshme të Maqedonisë.