Zjarri në qendrën tregtare, reagon Balla: Ka dhe banesa sipër, situatë e rrezikshme
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me zjarrin e rënë në Qendrën Tregtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se zjarrfikësja dhe forcat e policisë po punojnë për të vendosur nën kontroll situatën e rëndë, ndërsa shton se gjendja vështirësohet për shkak se në këtë ndërtesë ka edhe mjedise banimi në katet e sipërme.
“Një zjarr i madh në Qendrën Tregëtare Metropol në Lushnjë ka krijuar një situatë tepër të vështirë rreziku, ndërsa ndërtesa ka dhe mjedise banimi në katet e sipërme. Forcat zjarrfikëse dhe policia po luftojnë për të vendosur nën kontroll situatën e rëndë”,-shkruan Taulant Balla.